Asnjë rast Covid-19 për herë të parë pas 11 muajsh në Maltë
Malta nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me Covid-19 për herë të parë në 11 muaj, tha në një deklaratë ministri i shëndetësisë por ai gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të jenë të kujdesshëm për të parandaluar shpërthime të reja të Covid-19.
“Sot është dita e parë që vendi nuk ka shënuar asnjë rast me Covid që nga vera e kaluar,” shkroi ministri Chris Fearne në Twitter. “Është thelbësore që ne të vazhdojmë të jemi të përgjegjshëm.”
Bonġu 🇲🇹. Il-festa t-tajba. 😄😄
Illum l-ewwel darba #ZeroCases 💪🏽 mis-sajf li għadda. Huwa essenzjali li nżommu d-#dixxiplina u r-#responsabilità pic.twitter.com/YXYcxlb57G— Chris Fearne (@chrisfearne) June 7, 2021
Rikujtojmë se Malta ka rihapur baret, kinematë dhe teatrot. Malta regjistroi për herë të fundit zero raste me Covid më 25 korrik, por rastet më pas u rritën gradualisht, duke arritur kulmin në Mars me 510 raste.
Ishulli ka vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë dhe të paktën 75% e tyre kanë marrë të paktën një dozë.