AstraZeneca mbetet e bllokuar në Suedi, Norvegji dhe Danimarkë
Agjencia Europiane e Barnave e vlerësoi vaksinën nga AstraZeneca si të sigurt dhe të efektshme, por Norvegjia, Suedia dhe Danimarka do të vazhdojnë të bllokojnë përdorimin. Autoritetet shëndetësore në Norvegji thanë se për shkak të rasteve serioze të mpiksjes së gjakut tek personat e vaksinuar në vend, situata do të vlerësohej me kujdes para arritjes në një përfundim.
Një ekip mjekësor tha se çrregullimet e rënda të gjakut lidheshin me vaksinën. Profesori i hematologjisë në Universitetin Spitalor të Oslos, tha se mund të shpjegonin atë që kishte ndodhur me pacientët që kishin shfaqur mpiksje të gjakut pas vaksinës. ”Këta pacientë kanë një përgjigje të fortë imunitare, diçka që ka çuar në krijimin e antitrupave që mund të prekin platelet dhe mund të çojnë në mpiksje gjaku”.
Agjencia e Shëndetit Publik në Suedi tha se rregullatori kombëtar po hetonte rastet e trombozës. Në Danimarkë, autoritetet shëndetësore thanë se atje ishin vëzhguar raste të rënda të mpiksjes së gjakut tek personat që kishin marrë vaksinën e AstraZeneca.