Astrologët tregojnë se këto krishtëlindje, ne do të ndihemi ndryshe

Një ngjarje e rrallë kozmike pritet të ndodhë në 21 dhjetor, prandaj Krishtlindjet e këtij viti, do të jenë shumë intensive! “Great Conjunction”, “Bashkimi i madh” i Jupiterit dhe Saturnit, ndodh 1 herë në 20 vite, prandaj astrologët besojnë se efektet e tij do të ndihen më shumë se kurrë këtë fundviti.

Jupiteri dhe Saturni, dy planetet më të mëdha në sistemin diellor, konsiderohen si “planetet sociale” në astrologji duke qenë se Jupiteri udhëheq rritjen personale, njohuritë e ndërsa Saturni, strukturën, rregullat dhe pengesat. Kur dy planetet gjigande bëhen bashkë, efektet do t’i ndjejmë si në anën personale ashtu dhe në atë profesionale.

Çfarë pritet të ndodhë? Sipas astrologëve, kjo ngjarje nënkupton nisjen e një epoke të re në astrologji, në të cilën ne do të jemi më të fokusuar tek inovacioni, rritja intelektuale dhe komuniteti që na rrethon.

Java e Krishtlindjeve do të jetë shumë intensive

Përveç të tjerave, 21 dhjetori përkon gjithashtu me natën më të gjatë të vitit, prandaj bëni mirë të silleni mirë me veten dhe të bëheni gati për ndryshimet e reja. Këtë periudhë do të mendoni më shumë për të tjerët në veçanti dhe do të doni të jepni nga vetja.

Duke qenë se ky event planetar ndodh të bjerë në shenjën e Ujorit, që njihet si një nga shenjat më e orientuar drejt komunitetit, do ta ndjeni dhe ju nevojën për ta bërë botën një vend edhe më të mirë.

Do të ndjeni më shumë optimizëm për të ardhmen. Duke qenë se viti që po lëmë pas ishte i rëndë dhe i fokusuar tek gjërat materiale, 2021 do të na frymëzojë dhe fokusojë drejt gjërave të reja dhe tek përmbajtja e tyre.

Rreth këtyre datave, sipas astrologëve njerëzit do të ndjejnë një lloj çlirimi dhe shprese për vitin e ardhshëm. Ndryshimet që do të vijnë nga “bashkimi i madh” planetar nuk do të ndodhin brenda një nate, por konsiderohen si hapi i parë drejt një të ardhmeje më të ndritur se ditët që lamë pas.

SHKARKO APP