”Ata që ikën nuk kthehen më”, reagime për dënimin e Mladiç

Nëna të burrave dhe djemve të masakruar gjatë gjenocidit në Srebrenicë, ndoqën dje dënimin me burgim të përjetshëm të gjeneralit serb të Bosnjes Ratko Mladiç, nën akuzat për gjencod dhe krime kundër njerëzimit.

Familjarë që humbën të dashurit e tyre në masakrën e Srebrenicës thanë se nuk mund të gjindet një dënim i përshtatshëm për ish-komandantin serb të Bosnjes Ratko Mladic, i cili sot u dënua me burgim të përjetshëm, nën akuzat për gjenocid në Luftën e Bosnjes, por ata shtuan se drejtësia u vu në vend.

Vasva Smajloviç 74-vjeçe, e cila humbi burrin dhe dhëndërrin në masakrën e Srebrenicës, tha se asnjë dënim për Mlladiçin nuk do ta lehtësonte dhimbjen e saj. Ajo tha mes lotësh, ndërsa ndiqte transmatimin e drejtpërdrejtë të vendimit për dënimin e Malldiçit, se ka humbur më shumë se 50 anëtarë të familjes së zgjeruar në masakër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çfarëdo vendime të merrej, vuajtja jonë mbetet njëlloj. Nuk di nëse vendimi për burgim të përjetshëm do të më bënte të ndjehem më mirë”,tha Vasva. Por kunata e saj tha se me këtë vendim, u vu në vend drejtësia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bida Smajloviç, e cila e pa për herë të fundit të shoqin në korrik të vitit 1995, kur vraponte nëpër pyll, ndërsa përpiqej të largohej nga Srebrenica, tha se nuk ka asgjë që të mund ta kompensojë dhimbjen e saj. Eshtrat e të shoqit u gjetën më vonë në një varr masiv dhe u varrosën në vitin 2005.

”Ata që ikën nuk kthehen më. Mlladiçi nuk do të ndjente asgjë, për çdo dënim. Ai nuk e ndjen dhimbjen tonë. Por të paktën u vu në vend drejtësia”,-thotë ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?