Ata që vuajnë nga veshkat, rrezik të lartë për shtrim në spital nga Covid-19

Sëmundja kronike e veshkave është faktori kryesor i rrezikut për shtrimin në spital nga Covid-19, thotë një studim i të dhënave elektronike të shëndetit. Sipas studimit, sëmundja kronike e veshkave ishte e lidhur më fort me shtrimin në spital. Pacientët që vuanin nga veshkat dhe ishin të prekur nga Covid-19 kishin 11 herë më shumë gjasa të shtroheshin në spital sesa pacientët që nuk kanë pasur probleme me veshkat.

A ju vë në rrezik më të lartë sëmundja e veshkave?

Njerëzit me sëmundje të veshkave dhe gjendje të tjera të rënda mjekësore kronike janë në rrezik më të lartë nëse infektohen me Covid-19. Njerëzit në dializë mund të kenë sistem imunitar më të dobët, duke e bërë më të vështirë luftimin e infeksioneve.

Është e rëndësishme të dini se pacientët që kanë probleme më veshkat duhet të vazhdojnë me trajtimet e tyre të dializës të planifikuara rregullisht dhe të marrin masat e nevojshme paraprake siç rekomandohet nga ekipi i tyre i kujdesit shëndetësor.

Njerëzit me një transplant të veshkave, duhet të marrin ilaçe kundër refuzimit. Këto ilaçe funksionojnë duke e mbajtur sistemin imunitar më pak aktiv, gjë që mund ta bëjë më të vështirë luftimin e infeksioneve. Është e rëndësishme të vazhdoni të merrni këto ilaçe. Me rëndësi është të lani duart, të ruani higjenën e mirë dhe të ndiqni rekomandimet nga ekipi i tyre i kujdesit shëndetësor.

A ka masa të veçanta paraprake që duhet të marrë dikush që është i sëmurë nga veshkat?

Të rriturit dhe njerëzit me sëmundje të veshkave ose gjendje të tjera të rënda kronike mjekësore duket se janë në rrezik më të lartë për t’u infektuar me COVID-19. Disa këshilla që ata duhet të marrin parasysh janë:

-Bëni furnizime

-Merrni masa paraprake të përditshme për të mbajtur hapësirën midis vetes dhe të tjerëve

-Kur dilni në publik, largohuni nga të tjerët që janë të sëmurë, kufizoni kontaktin e ngushtë

-Lani duart shpesh

-Shmangni turmat sa më shumë që të jetë e mundur

-Gjatë një shpërthimi në zonën tuaj, qëndroni në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur.

-Ju lutemi mos harroni se nëse jeni në dializë, nuk duhet të humbni trajtimet tuaja. Kontaktoni mjekun tuaj nëse ndiheni të sëmurë ose keni ndonjë pyetje ose shqetësim.

Nëse keni një transplant të veshkave, është e rëndësishme të mbani mend që të vazhdoni të merrni ilaçe kundër refuzimit, të ruani higjienën e mirë dhe të ndiqni rekomandimet nga mjeku juaj.

SHKARKO APP