FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atentati i parandaluar në Rusi, Trump: Mund të kishte shkaktuar mijëra viktima

Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi sot se bashkëpunimi mes shërbimeve sekrete të Rusisë dhe të Amerikës kishte mundësuar shmangien e mijëra viktimave duke parandaluar një projekt atentati në Shën Petersburg.

“Ata ishin në gjendje të ndalonin këta terroristë pa humbur asnjë jetë njerëzore”, theksoi Trump gjatë një fjalimi në Uashington.

“Ndoshta mijëra persona mund të ishin vrarë”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është në këtë mënyrë që kjo duhet të funksionojë”, vazhdoi ai, duke vlerësuar bashkëpunimin në këtë aspekt me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky i fundit kishte telefonuar të dielën presidentin amerikan dhe e kishte falënderuar për informacionet e kaluara nga CIA tek Rusia dhe që mundësuan, sipas tij, të parandalohet një projekt atentati në Shën Petersburg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?