Athina humbi 37% të pyjeve nga zjarri për 8 vjet
Zjarri katastrofik që goditi rajonin më të dendur të populluar të vendit krijon makth për të ardhmen e Atikës, pasi brenda tetë viteve Athina ka humbur 37% të pyjeve të tij nga zjarret ose më shumë se 70,000 hektarë.
Sipas një harte të publikuar nga Observatori Kombëtar i Athinës 60% e zonave që u dogjën në zjarrin e këtyre dy ditëve në periferinë e Atikës verilindore, ishin djegur sërish në vitin 2009 , fakt që e bën të dukshme barrën e ekosistemit me parashikime ogurzeza për rigjenerimin natyror të peizazhit në të ardhmen.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis që ka vizituar një bazë ajrore në Elefsinë për të falënderuar zjarrfikësit që luftuan me flakët ,ka premtuar se të paktën për tre vitet e ardhshme vendi do të ketë pajisje të reja zjarrfikëse nga ajri. Greqia ka nënshkruar prej marsit të kaluar kontrata përkatëse për blejren e avionëve të rinj zjarrfikës të tipit Canadair 515 , pasi linja e vjetër nuk prodhohet më.
Kritika të ashpra po vazhdojnë të hedhin partitë opozitare për mënyrën sesi u përballuan zjarret në Atikën verilindore dhe mungesën e masave paraprake kundër zjarreve në një moment të ndryshimeve të theksuara klimatike me thatësirë të vazhdueshme dhe temperatura të larta.