Athina nuk gjen qetësi/ Të shtëna në një ndërtesë, Policia paralajmëron aksion kontrollesh e arrestime
Kryeqyteti i Greqisë, Athina për të tretën ditë radhazi nuk po gjen qetësi nga ngjarjet kriminale.
Mëngjesin e sotëm disa të shtëna ka pasur në drejtim të një ndërtese në lagjen Alimos. Mësohet se nuk ka pasur të lënduar, por ngjarja nuk është zbardhur ende.
Ditën e djeshme u vra boksieri Tassos Berdesisi , i arrestuar vite më parë në Patra dhe i njohur për lidhjet me personat me precedent kriminal.
Ndërkohë dy ditë më parë u ekzekutua Aristidh Papa, shqiptar me precedent të theksuar kriminal dhe dyshohet se ai u vra për shkak të përplasjes së dy bandave shqiptare në qendër të Athinës.
Për mos u harruar mbetet edhe vrasja makabre e 21-vjeçares Caroline Crouch nga grabitësit në banesën e saj në Glyka Nera.
Gjithsesi, Policia greke nuk qëndron duarkryq dhe paralajmëron një aksion kontrollesh e arrestimesh ku do të shënjestrojë veçanërisht ata që quhen ‘’njerëz të natës’’.