Athinë, anarkistët sulmojnë rajonin e policisë me bomba molotov
Një grup anarkistësh kanë sulmuar të martën pas mesnate rajonin e policisë të Omonias, sheshin e njohur në qendër të Athinës.
Sipas njoftimeve kanë qenë rreth 20 persona me fytyra të maskuara që në orën 02:30 hodhën bomba molotov në fasadën e godinës.
Nuk janë raportuar dëme apo të lënduar.
Më pas anarkistët shkuan disa metra më tej në godinën e Ministrisë së Tregtisë dhe hodhën gjithashtu bomba molotov.
Duke u tërhequr për në sheshin ‘Eksarkia’, ku kanë bazën e tyre anarkistët sulmuan një patrullë të forcave speciale të policisë.
Për disa orë është ndërprerë qarkullimi në rrugën ‘Patision’, ndërsa policia nuk ka kryer asnjë shoqërim.
KOHA JONË SONDAZH

