Australi – Avioni përfundon në lumë, viktima

Një avion privat pasagjerësh u rrëzua pak para se të ulej në pistë duke përfunduar në lumin Swan.

Fatkeqësia ajrore u regjistrua në Australi. Dëshmitarët panë të tronditur momentin e tmerrshëm kur hunda e avionit u kthye poshtë duke përfunduar në ujërat e lumit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 5 me orën lokale të enjten, duke i shkaktuar vdekjen pilotit dhe gruas së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksidenti u regjistruar në qytetin Perth. Lajmin e konfirmoi në Twitter edhe kryebashkiakja Lisa Scaffidi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne duhet të njoftojmë me trishtim se ka pasur dy viktima brenda orës së fundit për shkak të një aksidenti ajror në lumin Swan”, shkruan ajo.


/Ora News/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?