Australi, Bursa humbje historike prej 9,7% në mbyllje
Bursa australiane regjistroi sot një rënie rekord prej 9,7% në mbyllje, ndërkohë që tregjet botërore janë goditur nga frika përsa i përket ndikimit ekonomik të koronavirusit të ri.
Indeksi ASX 200, barometri i tregjeve australiane, u mbyll me një rënie nga 537,30 pikë në 5.002,00 pikë.
Sektorët e industrise dhe energjisë janë më të prekurat pasi kanë regjistruar humbje prej më shumë se 15%.
Këto humbje janë në përputhje me rënien e regjistruar në të gjithë rajonin e Azisë dhe sipas CommSec, një filial i Bankës së Commonwealth të Australisë, njoftimet e fundit nga bankat qendrore nuk kanë ndihmuar për të rikthyer besimin e investitorëve.