Australi, plasaritjet ngujojnë në tokë avionët ”Boeing”
“Boeing” pranoi se janë zbuluar plasaritje në shumë prej avionëve të tij 737 NG, deri në 50, në kuadër të një hetimi botëror të pajisjeve të tij.
Kompania australiane ajrore “Qantas” njoftoi se kishte lënë në tokë një ”Boeing” 737 NG, për shkak të një plasaritje në strukturë dhe se ishte duke kontrolluar me urgjencë 32 të tjerë.
Edhe Seuli deklaroi se kishte ndaluar ngritjen e nëntë avionë që nga fillimi i tetorit.
Agjencia Federale amerikane e Aviacionit (FAA) njoftoi në fillim të tetorit se kishte urdhëruar një hetim të disa avionëve ”Boeing” 737 NG, pas zbulimit të plasaritjeve strukturore në një ekzemplar në Kinë.
Këto ngujime në tokë i shtohen listës së problemeve të tjera të sigurisë së ”Boeing”-ut.