Australi, regjistrohet dita më e nxehtë e të gjitha kohërave, situatë emergjente nga zjarret
Vazhdon emergjenca nga zjarret në Australi ku është regjistruar temperatura mesatare më e lartë e të gjitha kohërave, 41.9 gradë.
Për 7 ditë radhazi New South Wales, shteti më i populluar i Australisë, ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe janë të paktën 100 vatra zjarri që forcat zjarrfikëse po përpiqen të lokalizojnë. Situatë emergjente edhe në Australinë e Jugut, Queensland dhe Victorian e Veirut.
Të paktën 40 shtëpi janë shkatërruar nga flakët në New South Wales në orët e fundit, 800 që kur ka filluar stina e nxehtë. Lajmin e bëjnë me dije autoritetet. Të paktën 106 zjarre mbetet ende aktive në shtetin më të populluar të Australisë dhe 2500 forca zjarrfikëse po përpiqen të shuajnë zjarret.
Zyra meteorologjike australiane ka parashikuar që sot eshtë regjistruar temperatura më e lartë e dhjetorit, 49,8 gradë në qytetin e Eucla, Australinë perëndimore. Rekordi ishte shënuar në 1972 me 49.5 gradë në Birdsville, në Queensland.