Australia hyn në recesion për herë parë pas 29 vitesh

Departamenti Australian i Thesarit deklaroi që vendi po hyn në recension për herë të parë pas 29 vitesh, pasi statistikat treguan se ekonomia ishte tkurrur në tremujorin e parë të këtij viti.

”Ekonomia u ul me 0,3% në tremujorin janar-mars, kryesisht për shkak të zjarreve dhe thatësirës”, ​​theksoi Byroja Australiane e Statistikave (ABS).

Rritja nga viti në vit e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) u ngadalësua me 1,4%.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo ka qenë rritja më e ngadaltë gjatë gjithë vitit që nga shtatori 2009, kur Australia ishte në mes të krizës globale financiare dhe kapi vetëm fillimin e efekteve të pritura ekonomike të Covid-19”, theksoi Bruce Hockman , ekonomisti kryesor i ABS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Australia nuk ka pasur recesione që nga viti 1991, duke vendosur një rekord të ri midis vendeve të zhvilluara për një rritje të pandërprerë, megjithëse rritja është ngadalësuar në vitet e fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?