Austria kundër BE-së për vaksinat: Nuk i besojmë më Brukselit

Vjena i është kundërvënë Brukselit për vaksinat antiCovid. Lajmi është konfirmuar nga kancelari Sebastian Kurz, duke shpjeguar se Austria, Danimarka dhe vende të tjera nuk do t’i besojnë më Bashkimit Europian, dhe së bashku me Izraelin do të prodhojnë doza vaksinash të gjeneratës së dytë për mutacionet e mëtejshme të koronavirusit.

Kryeministri danez Mette Frederiksen ishte gjithashtu kritik ndaj programit të vaksinave të BE-së. Kurz dhe Frederiksen do të udhëtojnë në Izrael këtë javë për të parë nga afër zhvillimin e vaksinave në Izrael.

Gjermania muajin e kaluar ngriti një task forcë për të adresuar pengesat në zinxhirin e furnizimit të prodhimit të vaksinave dhe për të rritur prodhimin vendas për t’u mbrojtur nga pandemitë e ardhshme.

Ndërkohë Italia i ka kërkuar Bashkimit Europian që të veprojë më shpejt për sa i përket vaksinave, dhe madje nëse do të duhet, të gjendet dhe një marrëveshje me Rusinë për vaksinën Sputnik V. Madje opozita në vend thekson se nuk duhet pritur më nga Brukseli, portë kërkohet diku tjetër për të imunizuar sa më shpejt popullsinë.

SHKARKO APP