Austria lë BE? Kurz flet për ndryshim, euroskeptiku hyn në koalicion

Austria do të shohë përpara një “ndryshim të madh”, pasi kreu i ri, Sebastian Kurz premtoi të luftojë për vendin e tij ndërsa po përgatitet të hyjë në një koalicion kontravers. Rezultatet kanë parë një “zhvendosje të djathtë”, e cila ka gjasa të shkaktojë një dhimbje koke të lehtë për Bashkimin Europian, teksa blloku po lufton me Brexit dhe ngritjen e nacionalistëve dhe separatistëve.

Duke folur me gazetarët të dielën, Kurz tha: “Unë premtoj se do të luftoj për ndryshime të mëdha në këtë vend, është koha për të krijuar një stil të ri politik”.

Mendohet se zyrtarët e Kurz, janë të angazhuar në negociata intensive me FPO, pasi kancelari i ardhshëm paralajmëroi se Austria kishte dëshmuar një “zhvendosje masive të djathtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne jemi të hapur për bisedime … por ka mbivendosje të mëdha në programet e ÖVP dhe FPÖ. Ne nuk do ta tradhtojmë programin tonë dhe vlerat tona themelore”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurz, 31-vjeç, tërhoqi përkrahësit duke e përshkruar veten si një frymë të re, duke folur ashpër mbi imigracionin dhe duke u zotuar të zvogëlojë taksat dhe burokracinë. Pavarësisht premtimit të tij pro-BE, disa frikësohen se koalicioni i tij i ardhshëm i krahut të djathtë mund të nxisë një grindje midis BE-së dhe Austrisë. /RSH/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?