Austria masa të ashpra ndaj emigrantëve, ndalon ferexhenë në publik
Bota E Premte, 14 Maj 2021 14:55
Austria nuk do të lejojë që femrat myslimane të mbajnë veshur ferexhenë në publik.
Kancelari austriak Christian Kern deklaroi se Austria do të marrë masa mos t’i lejojë femrat myslimane austriake që të mbulohen kokë e këmbë dhe të lënë zbuluar vetëm sytë, pasi nuk do që ato të ndihen të përjashtuara nga shoqëria.
Në këtë mënyrë, respektohen edhe vlerat e shoqërisë austriake.
Në Austri jetojnë rreth 600 mijë praktikues të fesë myslimane.
KOHA JONË SONDAZH

