Austria mbyllet për 3 javë
Banorët e Vjenës shijuan ditën e tyre të fundit të lirisë, pasi duke nisur nga dita e sotme vendi hyn në bllokim të dytë kombëtar, i cili pritet të zgjasë të paktën tri jave.
Sikundër shumë shtete evropiane që ndodhen në lockdown kjo masë synon të parandalojë rritjen e rasteve me Covid-19, por edhe për të lehtësuar sistemin shëndetësor.
Si pjesë e bllokimit të ri, dyqanet jo-thelbësore, shërbimet të tilla si parukeritë do të mbyllen. Dy ditë më parë kancelari Kurz u kërkoi qytetarë të mos takohen me familjarët duke shtuar se shkollat do të mbyllen dhe mësimi do të zhvillohet online.
Vendet në të gjithë Europën po përjetojnë një rritje të rasteve me Covid-19 që paralajmërojnë se është shumë herët për të planifikuar për udhëtimet e Krishtlindjeve.