Austriakët i thonë “jo” kandidatit të ekstremit të djathtë
Vendimtare ishin votat jashtë qendrave të votimit, apo ndryshe të njohura si votat postare, të cilat përbëjnë rreth 12% të votuesve në vend. Nëse zgjidhej president, Norbert Hofer do të ishte kreu i parë nga ekstremi i djathtë i një shteti të Bashkimit Europian.
Kriza e emigrantëve ishte një nga pikat kyçe të fushatës së dy kandidatëve, me ekstremin e djathtë të pozicionuar qartësisht kundër pranimit të refugjatëve nga Lindja e Mesme.
Austria është një nga vendet kryesore të bllokut të euroskeptikëve sa i përket pranimit të emigrantëve. Rreth 90 mijë persona aplikuan për azil në Austri vetëm vitin e kaluar, çka përbën rreth 1% të popullsisë së vendit. /tvklan.al