Autoritetet shëndetësore britanike: Vaksina AstraZeneca efektive kundër variantit “Delta “

Varianti “Delta” ose siç njihet ndryshe koronavirusi indian po përhapet me shpejtësi në vende të ndryshme të botës. Një muaj më parë India përjetoi periudhën më të keqe të vdekjeve nga Covid-19 që prej nisjes së pandemisë.

Megjithatë, tani që varianti indian, ose Delta siç është emëruar ndryshe nga OBSH-ja, ka mbërritur në Europë, ekspertët kanë zbuluar të dhëna shqetësuese.

Vetëm katër javë pas shfaqjes në Mbretërinë e Bashkuar, mutacioni Delta është bërë tanimë varianti dominant në Britaninë e Madhe. Autoritet kanë zbuluar se ky variant është rreth 40% më i transmetueshëm se varianti britanik (Alpha), i cili shfaq për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar dhe mbizotëron tanimë në të gjithë Europën. Madje sipas ekspertëvë varianti Delta i Covid-19 është dhe rezistent ndaj vaksinave.

Ndërsa ditën e sotme dalin të dhëna të reja të cilat janë publikuar nga autoritete britanike të shëndetit Publik,’Public Health England’. Ata zbukuan se vaksina AstraZeneca ofron “nivele të larta mbrojtjeje ndaj variantit Delta”.

Të dhënat e PHE treguan se 2 doza të vaksinës ishin 92% efektive kundër shtrimeve në spitale për shkak të variantit Delta dhe nuk treguan vdekje midis të vaksinuarve.

Vaksina gjithashtu tregoi një nivel të lartë të efikasitetit kundër variantit Alpha (ish anglez) me një ulje prej 86% të shtrimeve në spital dhe nuk raportohet asnjë vdekje.

SHKARKO APP