Avioni derdh karburantin në zonë të populluar, 60 të lënduar

Të paktën 60 persona, mes të cilëve mbi 20 fëmijë kanë mbetur të lënduar pasi një avion u detyrua të shkarkonte një pjesë të karburantit të tij mbi një zonë të populluar në Los Angeles.

Avioni ishte nisur nga Los Angeles dhe kishte destinacion Shanghain por mësohet se papritur pati probleme në motor dhe bëri një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles.

Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe pjesa më e madhe e tyre raportohet të kenë pasur irritime në sy, probleme të frymëmarrjes dhe acarime të lëkurës.

SHKARKO APP