Avioni i Marinës amerikane rrëzohet në brigjet japoneze, nuk dihet fati i 11 personave në bord
Një avion i Marinës që mbante 11 persona në bord u rrëzua në det në brigjet e Japonisë.
Shkaku i rrëzimit ende nuk dihet, ndërsa emrat e ekuipazheve dhe pasagjerëve janë duke u identifikuar në mënyrë që të lajmërohen të afërmit e tyre, tha marina amerikane në një deklaratë, raporton BBC.
Aeroplani ishte nisur drejt aeroplanmbajtësit ‘USS Ronald Reagan’ në Detin e Filipineve.
Anijet ushtarake amerikane kanë qenë të përfshira në një numër aksidentesh në muajt e fundit në Azinë Lindore.
Marina amerikane humbi 10 persona në gusht, ku aeroplanmbajtësja u përplas me një cisternë pranë Singaporit.
KOHA JONË SONDAZH

