Avioni me 71 persona përplaset pak pas nisjes në Rusi

Një avion udhëtarësh në Rusi me 71 vetë është përplasur pak kohë pasi është ngritur nga një aeroport i Moskës. Aeroplani i tipit, Antonov An-148, i kompanisë Saratov Airlines, është zhdukur sot nga radarët, derisa ishte duke fluturuar nga aeroporti Domodedovo në Moskë për në Orsk të Uralit, ka raportuar agjencia Interfax.

“Aeroplani është përplasur afër fshatit Argunovo”, më se 80 kilometra në juglindje të Moskës, ka raportuar Interfax, duke e cituar një burim të shërbimeve të emergjencës.

“Ekuipazhi dhe udhëtarët nuk kishin gjasë për të shpëtuar”, ka thënë ky burim. Një tjetër burim i ka thënë agjencisë ruse, TASS, se janë gjetur pjesë të aeroplanit dhe se “askush nuk ka mbijetuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konsiderohet se në aeroplan ishin 65 udhëtarë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?