Avioni rrëzohet në një zonë të banuar, 24 të vdekur

Rrëzimi i një avioni 16 vendesh, në një lagje të banuar të Kongos, i ka marrë jetën të paktën 24 personave, ndërkohë që bilanci rrezikon të rritet. Lajmin e njoftoi për mediat zëvendësparlamentari i vendit. Pasagjerët dhe pilotët, sipas dëshmitarëve të ngjarjes, janë nxjerrë pa pasoja nga ulja e papritur, por shkak i vdekjeve ka qenë shpërthimi që pasoi i mjetit fluturues. Meqë ishte një zonë e banuar, të shumtë ishin ata që u mblodhën në vendngjarje. Autoritetet po punojnë ndërkohë për nxjerrjen e të tjerë trupave nga ajo qe mbeti pas shpërthimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?