Avioni rus futet në hapësirën e NATO-s, sfidon bombarduesin amerikan

Një avion Su-27, një nga mjetet më moderne të ushtrisë së Moskës, i është afruar një bombarduesi amerikan jo më larg se 15 metra, në një akt sfide që tashmë po përsëritet disa herë radhazi.

Incidenti i fundit i avionëve rus me ato të NATO-s ka ndodhur ditën e premte, por vetëm ditën e djeshme Pentagoni ka publikuar pamjet e filmuara nga një bombardues B-52 amerikan që po fluturonte sipër Danimarkës, në ishullin Bornholm, 90 milje nga kryeqyteti Kopenhagën.

Sipas deklaratave të NATO-s, incidenti paraqitet shqetësues sepse avioni rus ka thyer pa asnjë paralajmërim kufirin shtetëror të një vendi sovran si Danimarka, njëkohësisht edhe një hapësirë e kontrolluar nga NATO.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, Moska mohon këtë mundësi, duke deklaruar se avioni ka kaluar në një korridor ndërkombëtar, duke mos thyer asnjë rregull.

Swiss Digital Mobile Reklama

Avioni rus u ngrit nga baza ushtarake e Kaliningradit, enklava ruse midis Polonisë dhe Lituanisë që gjithmonë e më shumë po shndërrohet në makth për NATO-n, nga afërsia që i lejon avionëve të Moskës të arrijnë në pak minuta në të paktën 8 kryeqytete europiane.

Su-27 Flanker Buzzes B-52 Bomber

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?