Avokatët e George Floyd kërkojnë rigjykimin e çështjes

Avokati mbrojtës i ish-oficerit të policisë, i shpallur fajtor për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd ka kërkuar një rigjykim të çështjes, duke thënë se Gjykata abuzoi me informacionet e saj në disa pika.

Në një dokument gjykate të dorëzuar të martën thuhet gjithashtu se vendimi për shpalljen fajtor duhet të hiqet për shkak të sjelljes së papërshtatshme të jurisë. Ish-polici, Derek Chauvin, u shpall fajtor muajin e kaluar për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd më 25 maj të vitit të kaluar.

Avokati i mbrojtjes Erik Nelson përmendi shumë arsye në kërkesën e tij për një gjykim të ri, duke thënë se Juria abuzoi me informacionet e gjykatës dhe shkeli të drejtën e oficerit Shauvin për proces të rregullt dhe një gjykim të drejtë kur ai mohoi kërkesën e zotit Nelson për të zhvendosur gjyqin në një qark tjetër për shkak të publicitetit paraprak.

SHKARKO APP