Avokatja e kundërshtarit të Putinit: Të gjitha provat të çojnë te Kremlini, askush tjetër s’mund ta helmonte
Avokatja e Fondacionit Anti- Korrupsion të Alexei Navalny,Lyubov Sobol akuzon Kremlinin se fshihet mbrapa helmimit të liderit opozitar rus.
Ajo edhe pse nuk i përmend, thotë se provat që ekzistojnë për helmimin të çojnë vetëm tek Kremlini,
Sobol shton se helmimi ndodhi nga një substancë luftarake, dhe jo nga një substancë që e gjen në farmaci, prandaj Kremlini s’ka për ta hetuar.
“Për mua, është absolutisht e qartë, nuk kam frikë ta flas me zë të lartë, se prapa helmimit është pikërisht Kremlini,” tha Sobol.
”Thjesht, askush tjetër nuk mund ta bënte atë. Përsëri, metoda e helmimit është shenjë. helmi neuroparalitik është diçka që nuk mund ta blini në një farmaci. Është një substancë luftarake. Dhe për shkak të kësaj, ata nuk do ta hetojnë atë,“- shtoi avokatja.