Azerbajxhani fond sekret prej 2.8 miliard dollarësh për politikanët evropianë
Sipas hetimeve të kryera nga një konsorcium i gazetarëve evropiane dhe të botuar nga Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), elita qeverisëse e Azerbajxhanit ka operuar një fond sekret prej 2.8 miliard dollarësh për dy vjet për të paguar politikanë evropianë në këmbim të mbështetjes së tyre.
Paratë thuhet se u kanalizuan përmes katër kompanive me origjinë nga Britania e Madhe.
Sipas hetimeve, fondi sekret ka operuar për dy vjet dhe nuk ka asnjë sugjerim se përfituesit ishin në dijeni të burimit origjinal të parave.
Origjina e parave ështe e paqartë, thuhet në raport, por ka “prova të mjaftueshme për lidhjen e tyre me familjen e presidentit Ilham Alijev”.
Nuk ka pasur asnjë reagim të menjëhershëm nga qeveria e presidentit Aliyev.
Skema dyshohet të jetë zhvilluar në një kohë kur shteti ish-sovjetik i pasur me naftë u akuzua për korrupsion sistematik, manipulim votash dhe abuzime, duke përfshirë burgimin e disa politikanëve të opozitës, aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve.
Mendohet se pjesa më e madhe e parave është paguar për lobistë, gazetarë, politikanë dhe biznesmenë.
Sipas OCCRP, skema duket se ka qenë e suksesshme, duke sjellë si shembull një rast kur Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi kundër një raporti kritik ndaj Azerbajxhanit në vitin 2013.
Votimi është aktualisht nën hetim dhe një raport pritet deri në fund të vitit.
/BBC
KOHA JONË SONDAZH

