​Azerbajxhani shpall gjendjen e luftës

Në një kohë ë bota është në luftë të egër me Covid-19, Parlamenti i Azerbajxhanit ka shpallur një gjendje lufte dhe shtetrrethimi në disa rajone pas konfliktit Nagorno-Karabak. Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev tha se kishte të vdekur dhe të plagosur në mesin e popullatës civile dhe midis ushtarëve pasi forcat armene hapën zjarr përgjatë vijës së ndarjes.

“Forcat armene filluan të qëllonin në pozicionet e ushtrisë dhe vendbanimeve të Azerbajxhanit në drejtime të ndryshme përgjatë vijës së ndarjes këtë mëngjes. Zjarri u hap nga armë të ndryshme, duke përfshirë ato të kalibrit të madh”,- tha Aliyev.

Udhëheqësi i Nagorno-Karabakut, Araik Artyunyan, tha se mobilizimi i të gjithë qytetarëve mbi moshën 18-vjeç kishte filluar dhe se një gjendje lufte ishte shpallur në vend. Parlamenti miratoi vendimin e presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev për të shpallur një gjendje lufte në disa zona për shkak të konfliktit në vijën e demarkacionit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përputhje me vendimin e marrë në takimin e jashtëzakonshëm, të drejtat dhe liritë e caktuara kushtetuese, si dhe të drejtat e pronës, do të kufizohen pjesërisht dhe përkohësisht për shtetasit e Azerbajxhanit dhe të huajve në atë vend. Në Armeni, kryeministri Nicole Pashinyan shpalli një gjendje lufte dhe mobilizim të përgjithshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?