Azil; Gjykata e Lartë e BE-së ndalon testet e homoseksualitetit

Azilkërkuesit nuk duhet t’u nënshtrohen testeve psikologjike për të përcaktuar nëse janë homoseksuale. Këtë ka vendosur gjykata e lartë e Bashkimit Europian pas diskutimeve për këto teste që në fakt janë përdorur gjatë vlerësimit të njerëzve që kërkojnë azil brenda vendeve të BE-së. Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë është i detyrueshëm tashmë në të gjitha 28 shtetet e BE.

Qindra homoseksualë nga frika e persekutimit në Afrikë, Lindje të Mesme dhe Çeçeni kanë kërkuar azil në BE, sipas raportit nga Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore.

Në vendimin e ri, GJED tha se raste të caktuara të raporteve të ekspertëve mund të jenë të dobishme, por shtoi se raportet e tilla ndërhynin në privatësinë e një personi. ”Autoritetet gjithashtu duhet të përcaktojnë besueshmërinë e deklaratave të paraqitësit të kërkesës”, thanë gjykatësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 2013, GJED vendosi që azili të mund të jepej në rastet kur azilkërkuesit ishin në burg për shkak të homoseksualitet, ku në vendet e tyre diskriminohen. Aktet homoseksuale janë të paligjshme në shumicën e vendeve afrikane, duke përfshirë vende perëndimore si Uganda, Nigeria, Kenia dhe Botsvana.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?