Azili përfshihet nga flakët, humbin jetën 11 të moshuar
Një ngarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku një zjarr ka shpërthyer në azil dhe kanë humbur jetën 11 persona.
Ministria e Situatave Emergjente e Rusisë tha se zjarri shpërtheu në një shtëpi për të moshuarit në Isbuldino, në Republikën Bashkir të Rusisë.
Shtëpia për të moshuarit është një ndërtesë një katëshe në të cilën po qëndronin gjithsej 16 persona, kurse tre persona të plagosur u dërguan në spital.
Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll zjarrin dhe po zhvillohet një hetim për shkaqet e incidentit.
Burimet lokale raportojnë se ndërtesa e banimit nuk kishte licencë për të ofruar shërbime të shtëpisë për të moshuarit.