Azilkërkuesit, Avramopulos: Refuzimi i kuotave të refugjatëve në BE i papranueshëm

Është e papranueshme që vendet e BE-së të refuzojnë pjesëmarrjen në pritjen e azilkërkuesve për të lehtësuar shtetet e tjera anëtare si Greqia apo Italia, deklaroi komisioneri evropian i ngarkuar me Çështjet Migratore, Dimitris Avramopulos në një intervistë.

Avramopulos do të marrë pjesë nesër në Sofje në një takim të ministrave të Brendshëm të 28 vendeve të BE-së kushtuar veçanërisht reformës së azilit në BE, bllokuar që prej më shumë se një viti nga ndarjet për kuotat e reja të pritjes së imigrantëve në rast të mbërritjeve masive.

“Objektivi për një kompromis deri në fund të muajit qershor, vendosur nga drejtuesit e BE-së, është i arritshëm”, sipas komisionerit, ish-kreu i diplomacisë greke dhe ish-kryetar i Bashkisë së Athinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është urgjente të avancojmë për të miratuar një rregull të ri të Dublinit”, theksoi ai duke iu referuar këtij teksti evropian që përcakton përgjegjësinë e shqyrtimit të një aplikimi për azil pothuajse të vazhdueshëm në vendet e Unionit ku migrantët hyjnë për herë të parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo është ajo për të cilën Evropa ka nevojë, ky është një sistem evropian i përbashkët i azilit. Sot, janë Italia dhe Greqia që janë nën një presion të madh, por askush nuk mund të garantojë se e ardhmja nuk rezervon të papritura”, theksoi Avramopulos duke nënvizuar se vendet e Lindjes, kritike të ashpra të politikës migratore të BE-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?