Babai lejon që vajza të mbytet, sesa të preket nga shpëtimtarët burra

Një tragjedi ka ndodhur në Dubai. Një vajzë 20 vjeçare është mbytur duke u larë në det, por më e tmerrshmja ka ndodhur kur dy burra kanë shkuar për ta shpëtuar. Babai i vajzës i ka ndaluar që ta shpëtojnë vajzën me pretekstin se vajza nuk duhej prekur nga burra të tjerë.

Babai i ka ndaluar personat të hyjnë në ujë dhe kur ata nuk janë bindur është bërë i dhunshëm. “Më mirë ajo të vdesë sesa të preket nga burra të tjerë”, ka thënë babai. Identiteti i personit nuk është bërë i njohur nga mediat e huaja por është arresuar.

“Ishte një ndër incidentet që kurrë nuk do ta harroj. Më ka shokuar edhe mua edhe të gjithë të tjerët që janë pjesë e këtij rasti”, ka thënë Ahmed Burqibah, zëvendës Drejtor i Departamentit të Kërkimit dhe Shpëtimit të Policisë së Dubait.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?