Babai vret të bijën 11-muajshe “live” në Facebook

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook është bërë sërish dëshmitar dhe transmetues i një tjetre ngjarjeje makabre. Kësaj radhe një burrë nga Tailanda transmetoi “live” videon ku vriste të bijën 11-muajshe. 20-vjeçari Wuttisan Wongtalay filmoi vrasjen e së bijës në çatinë e një hoteli në dy videoklipe, të cilët u transmetuan në “Facebook Live”, para se të kryente edhe vetëvrasjen, tha policia tajlandeze. Të afërmit i panë pamjet e tmerrshme mbrëmjen e të hënës dhe alarmuan policinë, e cila nuk arriti ta shpëtojnë as babanë as të bijën. Dy klipet e vrasjes ishin të aksesueshme më pas në Facebook për pothuajse 24 orë, para se të hiqeshin në orën 17:00 me orën lokale të martën. Videoja e parë ishte parë 112 000 herë deri mesditën e së martës, ndërsa videoja e dytë u pa 258 000 herë. Ato po ashtu u ngarkuan në YouTube nga persona të tjerë, por kompania i hoqi brenda 15 minutash. Sipas policisë, i riu nga Tajlanda kishte paranojën se e shoqja po e braktiste dhe nuk e dashuronte. Një zëdhënës i Facebook-ut tha se “ky është një incident i tmerrshëm dhe lutjet tona janë me familjen e viktimës. Absolutisht nuk ka vend për përmbajtje të tilla në Facebook dhe videot tashmë janë hequr. Videot u hoqën nga Facebooku pasi një ministri tajlandeze kontaktoi me rrjetin social pas kërkesës së policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?