Banda e armatosur merr peng kombëtaren e futbollit (VIDEO)

Skuadra përfaqësuese e Belizes në futboll u mbaj peng pas zbarkimit të saj në Haiti. Momentet e tmerrit dhe terrorit u dokumentuan nga një video e regjistruar nga vetë futbollistët. Pas zbritjes së avionit në Karaibe, autobusi i skuadrës u nis drejt hotelit ku do të akomodoheshin, të shoqëruar nga katër policë me motorë. Por, udhëtimi i tyre u ndërpre nga bandat lokale.

Mbi motorë dhe të armatosur me pushkë dhe automatikë, ata i bllokuan rrugën autobusit, duke mbajtur për disa minuta peng përfaqësuesen e Belizes. Eskorta e policisë e pa veten në një situatë ku i’u nevojit të negocionte me agresorët, që në fund u bindën t’i hapnin rrugën mjetit. Përpara ndeshjes së programuar më 25 mars, futbollistët dhe stafi i Belizes janë të sigurt në hotel.

Federata e Belizes reagoi për ngjarjen, duke saktësuar se të gjithë janë mirë dhe nga incidenti nuk ka të lënduar. Ata kontaktuan FIFA-n si edhe Konfederatën e Amerikës Veriore, Qendrore dhe të Karaibeve, për të kuptuar nëse është e mundur që ndeshja të luhet në një vend më të sigurt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?