Banda e fëmijëve tentoi ta vjedhë, por ja çfarë i punon pensionisti (VIDEO)

Një bandë hajdutësh e përbërë nga fëmijë të vegjël, ka tentuar të vjedhë një pensionist në një bankomat në Paris, teksa ky i fundit po tërhiqte paratë kesh.

Policia ka zbuluar se fëmijët janë pjesë e një bande zinxhir të cilët janë përhapur shumë kohët e fundit në Francë.

Sipas videos, fëmijët afrohen pranë pensionistit në momentin kur ai bën tërheqjen e parave, për të parë kodin e kartës së kreditit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, i irrituar nga kjo ngjarje, pensionisti, edhe pse i frikësuar, godet rëndë në kokë njerin prej fëmijëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, policia është vënë në lëvizje për kapjen e kësaj bande, e cila në të ardhmen mund të përbëjë një rrezik për të gjithë qytetarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?