Banesa përfshihet nga flakët, vdesin motër e vëlla
Dy fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa gjyshja e tyre dhe dy persona të tjerë kanë mbetur e plagosur rëndë si pasojë e një zjarri në banesën e tyre në Francën verilindore.
Viktimat janë një vajzë 4-vjeçare dhe vëllai i saj 15 vjeç.
“15-vjeçari u bllokua nga flakët në katin e parë”, sqaroi zjarrfikësi, duke shtuar se shkallët e ndërtesës ishin shembur.
“Kur shpërtheu zjarri, brenda ndërtesës gjendeshin 9 persona”, përshkroi ai.
Shkaqet e zjarrit në banesë mbeten ende të paqarta.