Banorëve të Santorinit u kërkohet të mbyllen në shtëpi: Po vijnë 17,000 turistë dhe na duhet hapësirë

Banorëve të Santorinit në Greqi, u është kërkuar që të kufizojnë lëvizjet e tyre në qytet, pasi një turmë e madhe turistësh pritet të arrijë në ishull. Përmes një postimi në rrjetet sociale, anëtari i këshillit bashkiak të Thirës ngriti alarmin tek qytetarët duke i këshilluar që të qëndrojnë sa të mundin në shtëpi për të liruar hapësirën për turistët. Postimi në Facebook, ku Panos Kavallaris njofton mbërritjen e 17 mijë turistëve përnjëherësh ka shkaktuar reagime të ashpra nga banorët e Santorinit dhe politika në Greqi.

 

SHKARKO APP