Barack Obama nis pushimet e Krishtlindjeve me familjen në Hawaii, fotografohet duke shijuar detin dhe diellin

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe familja e tij u panë duke u argëtuar fundjavën që kaloi në udhëtimin e tyre vjetor të Krishtlindjeve në Hawaii.

Presidenti i 44-të i ShBA-së, 60 vjeç u fotografua duke bërë not në Oqeanin Paqësor. Një ditë më parë, vajzat e tij, Sasha, 20 vjeçe dhe Malia, 23 vjeçe, u fotografuan duke bërë serf.

Obama, i cili ka lindur në Hawaii, çdo vit së bashku me familjen shkon të pushojë disa ditë gjatë Krishtlindjeve në ishullin mahnitës.

Ish-zonja e parë e SHBA Michelle nuk ishte askund në FOTO por dihet se i është bashkuar burrit të saj për sporte ujore.

SHKARKO APP