Barack Obama: S’kam parë prova për ekzistencën e alienëve
Ish-presidenti i Amerikës, Barack Obama thotë se nuk ka prova që alienët kanë kontakt me Tokën, duke sqaruar se nuk ka parë asnjë provë të tyre.
Deklarata erdhi pas bisedës së Obamës me prezantuesin amerikan të podkasteve, Brian Tyler Cohen, ku ai deklaroi se alienët “janë të vërtetë”.
“Ata janë të vërtetë, por unë nuk i kam parë”, tha ai në podkastin e publikuar të shtunën, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me jashtëtokësorët.
“Ata nuk po mbahen në Zonën 51. Nuk ka asnjë strukturë nëntokësore, përveç nëse ekziston ky konspiracion i madh dhe ata e fshehën atë nga presidenti i SHBA-ve”, tha Obama.
KOHA JONË SONDAZH

