Baret dhe restorantet të mbyllura për 15 ditë, boshatisen rrugët e Katalonjas
Rrugët e rajonit të Katalonjës janë boshatisur pas urdhrit se baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura për 15 ditët në vijim.
Paketa e masave të reja në kushte pandemie, është publikuar sot nga autoritetet të cilat i shmangen një lufte të dytë pandemike. Spanja është një ndër shtetet më të sulmuara nga Covid-19, e cila shënon rreth 33 mijë vdekje.
Të njëjtat vendime kanë marrë edhe vende të tjera europiane, si Çekia që mbylli shkollat, apo Gjermania dhe Franca që mbyllën baret dhe restorantet.