Bashkëpunëtori i tij me Covid, Mike Pence nuk ndërpret fushatën

Nënkryetari i SHBA Mike Pence ka në plan të vijojë me programin e tij të ngjeshur të fushatës zgjedhore pavarësisht se është i ekspozuar ndaj një infektimi të mundshëm me Covid-19.

Kjo pasi bashkëpunëtori i tij ka rezultuar së fundmi pozitiv me virusin, thotë zëdhënësi i Pence.

Zëvendësi i Donald Trump nuk do të izolohet, megjithëse ai është një kontakt i ngushtë i shefit të kabinetit të VP, Marc Short, i cili ka rezultuar pozitiv.

Pence dhe gruaja e tij u testuan negativ të shtunën, tha zyra e tij, shkruan BBC, përcjell abcnews.al.

Pence, i cili drejton Task Forcën e Shtëpisë së Bardhë për koronavirus dhe gruaja e tij, Karen, mbetën “me shëndet të mirë”, tha zëdhënësi i tij Devin O’Malley në një deklaratë.

“Ndërsa Nënpresidenti Pence konsiderohet si një kontakt i ngushtë me Z. Short, në konsultim me Njësinë Mjekësore të Shtëpisë së Bardhë, nënkryetari do të mbajë axhendën e tij në përputhje me udhëzimet e CDC, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, për personelin thelbësor,” shtoi ai.

Këto masa përfshijnë monitorim të rregullt për simptomat dhe mbajtjen e maskave.

SHKARKO APP