Bashkëpunimi Greqi-Itali dhe emigrantët, Kotzias takon sot në Romë Alfanon
Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ndodhet sot në Romë për një vizitë zyrtare pune.
Rreth orës 13.00 do të pritet në rezidencën qeveritare Villa Madama, nga homologu i tij italian Angelino Alfano, ku më pas do të mbajnë dhe një Konferencë të përbashkët shtypi.
Takimi mes dy kreëve të diplomacisë greke e italiane, do të synoj thellimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve si dhe forcimin e bashkëpunimit në fushat e interesit të ndërsjelltë në fokusin e zhvillimeve aktuale në rajon e më gjerë.
Ministri grek Kotzias dhe ministri i Jashtëm italian Alfano do të nënshkruajnë një Memorandum të përbashkët mirëkuptimi për konsultimet politike si dhe një Memorandum Bashkëpunimi në sektorin e trajnimit diplomatik.
Marrëdhëniet diplomatike mes Greqisë e Italisë janë vendosur qysh më vitin 1861 duke ndjekur një kurs të përbashkët bashkëpunimi si në familje europiane ashtu dhe në NATO.
Axhenda e bisedimeve mes Kotzias e Alfanos do të ndalet dhe në cështjen e emigrantëve duke qënë se në këto dy vende rëndon pesha më e madhe e kësaj krize që ka përfshirë Europën.
Gjithashtu në fokusin e bisedimeve do të jenë dhe cështje të lidhura me energjinë, Samiti i ardhshëm Euro-Mesdhetar si dhe demarkacioni i zonës eskluzive ekonomike në teritorin detar mes Italisë e Greqisë.
KOHA JONË SONDAZH

