FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bashkëshorti djeg për së gjalli gratë, nuk ia donte nëna

Një burrë ka djegur për së gjalli dy bashkëshortet e tij në Indi, pasi nëna nuk ia donte ato. Deepa Ram mori bashkëshortet e tij, Daria Devi, 25-vjeçare dhe Mali Devi, 27-vjeçare, duke i mashtruar se po shkonin të blinin bizhuteri në Rajasthan të Indisë. Ai ndali makinën në rrugë, i mbylli bashkëshortet brenda dhe ju vuri flakën. Babai i tre fëmijëve në dëshminë e tij në polici ka pranuar krimin që ka bërë dhe ka thënë se bashkëshortet e tij kanë dështuar që ta bëjnë të lumtur nënën e tij. Jalore Binja Ram nga policia indiane ka thënë se i dyshuari kishte mosmarrëveshje me bashkëshortet e tij. Për këtë shkak u ndal dhe ia vuri flakën veturës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?