Bashkëshorti seksi që nuk meriton një grua të shëndoshë u mbyll gojën të gjithëve me një fjali

Pak ditë më parë Jenna Kutcher, një fotografe dhe sipërmarrëse në profesion, është “sulmuar” virtualisht se përse bashkëshorti i saj është më i bukur se ajo vetë ! Absurde !! Komentet në fotografitë që ajo ka postuar në rrjetin e saj social janë bërë virale, për shkak të mendësisë së prapambetur: Një mashkull i pashëm dhe me muskuj nuk ka sesi të shoqërohet me një “ të shëndoshë” ! Living postoi dje letrën që Jenna u kishte shkruar të gjithë atyre që i thonin : Ti nuk e meriton bashkëshortin që ke në krahë, por sot ai vetë ka një përgjigjie për ta.

Disa njerëz përdorin anonimitetin e internetit për t’u treguar të pamëshirshëm, pa menduar se fjalët lëndojnë! Asaj i është dashur të mbrojë veten, por bashkëshorti i saj nuk e ka lënë vetëm. Por ndryshe nga bashkëshortja, e cila u ka dedikuar një shkrim të gjatë njerëzve që e kanë lënduar, i dashuri i saj thjesht ka shprehur habinë e tij sesi një foto në plazh mund të bëhet material për lajme në rrjetet sociale. “Nuk e kuptoj pse bota është kaq e interesuar të dijë se pse unë të dua. U zotova të të dua dhe se si t’i dukesh nuk ka të bëjë fare me këtë. THE INDEPENDENT

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?