Bashkimi Europian “ngrin” fitoren e Viktor Orban

BE-ja thotë se Komisioni Europian ka nisur procedurë disiplinore kundër Hungarisë, që mund të çojë në ngrirjen e fondeve të bllokut europian për shkak të shkeljeve të normave demokratike nga ana e Budapestit. “Fitorja është aq e madhe sa mund të shihet dhe nga hëna, jo më pastaj nga Brukseli”, deklaroi pas fitores kryeministri hungarez Viktor Orban.

Komisioni Evropian tha se do të përdorë mekanizimin e sundimit të ligjit, që nuk është përdorur asnjëherë, me qëllim që të parandalohej keqpërdorimi i fondeve të Bashkimit Europian.

Ky mekanizëm i ri është vendosur për t’i dhënë fuqi BE-së që të ndërpresë financimin e shtete që nuk ndjekin rregullat thelbësore të bllokut evropian. Për këtë mekanizëm ishin pajtuar të 27 shtetet anëtare në fund të vitit 2020, pavarësisht hezitimit nga Hungaria dhe Polonia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fitorja e Orbanit erdhi pavarësisht që BE-ja e ka kritikuar atë për vite me radhë për sistemin e prokurimit publik, për konflikte të interesit, politikat e migracionit, për pavarësinë e gjyqësorit si dhe për kufizimet në lirinë e mediave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?