BBC i kërkon falje publike presidentit Donald Trump, por nuk pranon t`i japë kompesim financiar

BBC i ka kërkuar falje Presidentit amerikan Donald Trump për mënyrën e gabuar se si ishte montuar një pjesë e fjalimit të tij, por nuk ka pranuar kërkesën për kompensim financiar.

“Sipas një deklarate zyrtare, avokatët e BBC-së i janë përgjigjur ekipit ligjor të Presidentit Trump pasi kanë marrë një letër të dielën. Gjithashtu, kryetari i BBC-së, Samir Shah, i ka dërguar një letër të veçantë Shtëpisë së Bardhë, ku i shpreh Presidentit Trump keqardhjen personale dhe të koorporatës për mënyrën se si ishte redaktuar fjalimi i tij i 6 janarit 2021 për nevojat e programit,” thuhet në njoftim.

Koorporata britanike bëri të ditur se programi nuk do të transmetohet më.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe pse BBC shpreh sinqerisht keqardhje për montazhin e bërë, ne mbetemi të bindur se nuk ka asnjë bazë ligjore për pretendimin e shpifjes,” theksoi më tej media britanike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skandali shpërtheu pas një edicioni të emisionit “Panorama”, të transmetuar në tetor, ku fjalimi i Trump ishte prerë dhe kombinuar në atë mënyrë sa dukej sikur ai po nxiste sulmin ndaj Kongresit amerikan. Në fakt, në atë fjalim Trump i bënte thirrje mbështetësve të tij të protestonin paqësisht.

Për pasojë, drejtori ekzekutiv Tim Davey dhe drejtuesja e lajmeve Deborah Turness dhanë dorëheqjen. Ndërkohë, avokatët e Trump-it kërkuan heqjen e programit deri më 14 nëntor, një falje publike dhe kompensim financiar, duke paralajmëruar edhe një padi prej 1 miliard dollarësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?