BBC: Katër skenarët se çfarë mund të ndodhë me ishullin pas deklaratave të Trump
Në javët e fundit, presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar interes të ri për të marrë kontrollin e Gorenlandës, një territor kryesisht autonom i Danimarkës në Arktik dhe ishullit më të madh në botë.
Zyrtarët danezë dhe evropianë janë përgjigjur negativisht, duke thënë se Grenlanda nuk është në shitje dhe integriteti i saj territorial duhet të ruhet.
BBC, ka renditur katër skenarë të mundshëm për të ardhmen e Grenlandës.
Trump humbet interesin, asgjë nuk ndodh.
Ka disa spekulime se lëvizja e Trumpit është thjesht mashtrim, një lëvizje për ta shtyrë Danimarkën të rrisë sigurinë e Grenlandës përballë kërcënimit të Rusisë dhe Kinës që kërkojnë ndikim në rajon.
“Ajo që ishte e rëndësishme në atë që tha Trump ishte se Danimarka duhet të përmbushë detyrimet e saj në Arktik ose duhet të lejojë SHBA-në ta bëjë atë,” thotë Elisabet Svane, korrespondente kryesore politike për gazetën Politiken.
Groenlanda voton për pavarësinë, kërkon lidhje më të ngushta me SHBA-në
Ekziston një konsensus i përgjithshëm në Grenlandë që pavarësia do të ndodhë përfundimisht, dhe gjithashtu se nëse Grenlanda voton për të, Danimarka do ta pranojë dhe ratifikojë atë.
Megjithatë, ka gjithashtu pak gjasa që Grenlanda të votojë për pavarësinë nëse popullit të saj nuk u jepet garanci se ata mund të mbajnë subvencionet që marrin aktualisht nga Danimarka për të paguar për gjëra të tilla si kujdesi shëndetësor dhe sistemi i mirëqenies.
Trump rrit presionin ekonomik
Ka pasur spekulime se retorika ekonomike e Trump është potencialisht kërcënimi më i madh për Danimarkën – me SHBA-në duke rritur në mënyrë drastike tarifat ndaj mallrave daneze, apo edhe të BE-së, duke e detyruar Danimarkën të bëjë lëshime të një lloji mbi Grenlandën.
Profesor Jacobsen thotë se qeveritë daneze janë përgatitur për këtë, dhe jo vetëm për shkak të territorit të Arktikut.
Trump ka kërcënuar me tarifa universale prej 10% për të gjitha importet e SHBA-së, të cilat, ndër të tjera, mund të pengojnë ndjeshëm rritjen evropiane, dhe disa kompani daneze dhe të tjera evropiane tani po shqyrtojnë ngritjen e bazave prodhuese në SHBA.
Pushtimi i Grenlandës nga Presidenti Trump
“Opsioni bërthamor” duket i largët, por me dështimin e Trump për të përjashtuar veprimin ushtarak, ai duhet të merret parasysh.
Në thelb, nuk do të ishte e vështirë për SHBA-në të merrte kontrollin, duke qenë se ata tashmë kanë baza dhe shumë trupa në Grenlandë.
Shtetet e Bashkuara kanë de facto kontroll tashmë,” thotë profesor Jacobsen, duke shtuar se vërejtjet e Trump dukeshin të keqinformuara dhe ai nuk e kuptonte kuptimin e tyre.
Thënë kështu, çdo përdorim i forcës ushtarake nga Uashingtoni do të krijonte një incident ndërkombëtar.