BBC rrëzon thashethemet që vaksinat janë falso

Rrjeti mediatik botëror, BBC ka hedhur poshtë pretendimet se një filmim i ”tyre”, tregon se vaksinat anti-covid që po u jepen zyrtarëve të lartë janë falso. BBC ka publikuar një proces së marrjes së vaksinave nga zyrtarët politik në SHBA, ndërkohë që konspiracionistët janë shprehur se kjo është një mashtrim.

Sipas BBC-së, shiringat që po përdoren nga autoritetet shëndetësore janë vaksina sigurie dhe pas bërjes së injektimit, maja e tyre tërhiqet sipër dhe se këto lloj shiringash po përdoren nga personeli mjekësor për më shumë se 1 dekadë.

”Një filmim i BBC-së po përdoret si provë në rrjetet sociale për të thënë se vaksinat Covid-19 janë të pavërteta. Klipi i transmetuar nga BBC këtë javë po shpërndahet në rrjet nga ata që po udhëheqin fushatën për të mos bërë vaksinën. Ata pretendojnë se shiringa false me maje që zhduket po përdoren nga autoritetet për të promovuar një vaksinë që nuk ekziston”,-shkruan BBC.

SHKARKO APP