BE 6 miliardë euro për refugjatët në Turqi
Bashkimi Europian ka shpërndarë plot gjashtë miliardë euro, të premtuara për refugjatët në Turqi sipas një marrëveshjeje të bërë në vitin 2016, që synon të frenojë ardhjet e tyre në bllok, njoftoi sot ekzekutivi i BE-së.
Sipas një deklarate të Komisionit Europian, deri tani janë shpërndarë më pak se gjysma, 2,7 miliardë euro. Një total prej 4,3 miliardë eurosh janë tashmë të akorduara në kontrata me agjencitë që kryejnë punën mbështetëse.
Në këmbim të premtimit të financimit të BE-së dhe angazhimeve të tjera, Ankaraja në vitin 2016 ra dakord për parandalimin e migrantëve dhe refugjatëve që përpiqeshin të arrinin në Bashkimin Europian, vendet anëtare të të cilit janë thellësisht të përçarë për mënyrën se si duhet të përballen me ardhjet e reja.
Megjithatë, muajt e fundit, Ankaraja i ka bërë thirrje BE-së të rrisë fondet e saj, ndërsa u ankua se paratë e premtuara nuk ishin dorëzuar dhe kërcënoi se do të hapë portat për refugjatët.
Turqia është shtëpia e popullatës më të madhe të refugjatëve në botë. Ajo mban 4 milionë refugjatë, duke përfshirë më shumë se 3,6 milionë me origjinë nga Siria.